“Papa Francesku u kthye në Shtëpinë e Atit Qiellor”, Arqidioqeza Shkoder-Pult: T’ja besojmë Zotit në lutje shpirtin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2025, 11:32
Arqidioqeza Shkoder-Pult ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut mëngjesin e sotëm.
Në një postim në rrjetet sociale u bëhet thirrje besimtarëve që të luten për shpirtin e tij.
“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot në mëngjes, në orën 7.35, Ati i Shenjtë, Papa Françesku u kthye në Shtëpinë e Atit Qiellor. T’ja besojmë Zotit në lutje shpirtin e tij”, thuhet në postim.
