Klubi italian i befason të gjithë në merkato, kontakton Thomas Muller
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 16:05
Thomas Muller mund të mos transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas largimit nga Bayerni në qershor, ai ka një ofertë interesante që nuk e priste.
Sulmuesi gjerman ka zgjuar interesin e Fiorentinës.
Klubi italian gjithmonë befason me transferime të tilla, ashtu si Lazio një herë e një kohë.
Klubi violë ka kontaktuar agjentin e Muller dhe ka nisur bisedime konkrete për të bindur sulmuesin të zgjedhë qytetin e Firences për mbylljen e karrierës.
Franck Ribery dhe Mario Gomez janë dy lojtarë të tjerë të Bayernit, të cilët në fund të karrierës kanë luajtur te Fiorentina. Muller mund të jetë i radhës.
