BROJA NË PIKËPYETJE! Everton nuk përjashton qëndrimin, por si huazim

Everton nuk e ka përjashtuar një mundësi që të mbajë në ekip Armando Brojën. Mediet britanike shkruajnë se mundësia e blerjes së kartonit është e largët, por një huazim dhe për një sezon mbetet variant më i pranuar

Broja dëshiron të qëndrojë, por ju si mendoni.  Me këtë pyetje në rrjetin social facebook, Everton u është drejtuar mbështetësve duke kuptuar kështu se nuk do të mungojnë bisedimet që sulmuesi shqiptar të qëndrojë atje.

Megjithatë edhe vetë trajneri David Moyes nuk është i bindur ende për zgjedhjen që do të ketë në sezonin e ardhshëm pasi në premier lig rreziku për të rënë nga kategoria ka kaluar kur mbesin edhe tetë përballje.

Në ndeshjen e radhës kundër Chelseas, Armando Broja nuk do të luajë, pasi rregullorja e ndalon që ai të jetë në formacion kundër ekipit nga ku është huazuar.

Por rezultati i së shtunës ka krijuar  pakënaqësi. Sulmuesi vlerësohet për teknikën dhe forcën që ka, por trajneri shton se janë dëmtimet e kaluara që e bëjnë që ai të mos gjejë veten dhe të japë gjithçka në fushë. Shpresa ishte që 23-vjeçari të shpërthente ndaj Manchester City.

Edhe pse dha një kontribut të mirë, ai u zëvendësua nga beto në minutën e 65, ndërsa Everton humbi me rezultatin 2 me 0.

Tashmë Moyes shprehet se do të shohë sjelljen e lojtarit në ndeshjet e mbetura për të parë më tej.

Megjithatë mediet shkruajnë se blerja e kartonit nga Chelsea kundrejt 30 milionë eurove mbetet një opsion i largët, ndaj dhe një udhëtim i drejtuesve për të firmosur një huazim të ri nuk është përjashtuar.

Megjithatë një peshë duket se do të kenë dhe komentet e tifozëve në rrjetet sociale të Everton