Pas kërkesës për divorc, Jessica Alba dhe Cash Warren festojnë së bashku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 12:43
Jessica Alba pati një ribashkim të veçantë me Cash Warren në mes të divorcit të tyre.
Alba dhe Warren i kaluan Pashkët së bashku me fëmijët e tyre Honor, 16 vjeç, Have, 13 dhe Hayes, 7 vjeç.
Alba ndau në Instagram një galeri me foto dhe video nga e diela e Pashkëve.
Në mbishkrim, aktorja shkroi: “E diela e Pashkëve me familjen”.
Vlen të theksohet se kjo vjen pasi Jessica Alba bëri kërkesë për divorc nga Cash Warren në fillim të këtij viti. Ish-çifti, i cili u martua në maj të vitit 2008, kanë bashkë 3 vajza.
Arsyeja e ndarjes së tyre u përmend si “dallime të papajtueshme”, sipas People Magazine.
View this post on Instagram

