Iu fut në shtrat, Alba debaton me Ganiun: Tek hapësira personale nuk ka shaka

Dinamikat, shakatë, lojërat, por edhe debatet nuk kanë fund në fermën më të ndjekur të momentit.

Alba dhe Ganiun janë përplasur me njëri-tjetrin spektaklin e sotëm. Ishte pikërisht gjesti i Ganiut që mërziti Albën, por edhe Limin, ku ky i fundit u shpreh se është çift me Albën.

Aktori hyri në shtratin e saj gjatë kohës që fermerja po pushonte.  Ai tha se ishte në kuadër të shakasë dhe i kërkoi falje.

Alba shprehet e revoltuar për ndërhyrjen në hapësirën e saj personale, duke theksuar se për të, sjelljet e fundit nuk janë thjesht lojë.

Pjesë nga biseda:

Nur:Unë nuk e mendova që do të bëhej kaq e madhe.

Alba: Jeni akoma shumë fëmijë me mendjen që keni.

Nur: Jemi në një shtëpi dhe kemi hyrë gjithë kohës në krevatet e njëri-tjetrit. Ne e bëmë për shaka. Nuk e dinim që do të vinte deri në këtë pikë, që ta nxirrte Limin jashtë vetes. Ia arriti qëllimit.

Luana: Nëse do të ishe në të njëjtën situatë, si do të ndiheshe?

Alba: Ajo i ka dhënë hapësirë Ganiut.

Alba: Tek hapësira personale nuk ka shaka. Unë për momentin vetëm Limit i kam dhënë akses në hapësirën time personale. Për mua nuk është shaka, e kanë fajin të gjithë në mënyrë të barabartë. Hapësira ime është hapësira ime personale. Për mendimin tim, në bazë të kësaj situate është cënuar dinjiteti im, i Limit dhe raporti ynë.

Gani: U viktimizua deri në pikën e fundit. Unë kur erdha ditën e parë, nuk pata kohë as të haja bukë, se më erdhi e më hipi me dy këmbë në qafë.

Alba: Jo, s’është e vërtetë. Unë ditët e fundit jam larguar edhe nga lojërat me ty. Ti, si njeri i pjekur që je, në moshën që ke, duhet ta kuptosh që ky njeri po të largohet me diplomaci.

Gani: Secili prej tyre do vëmendje, por ju garantoj që vëmendje nuk mbahet tek unë. Sa i përket situatës, unë nuk po ndihem aspak mirë. Kërkoj falje. I kërkoj falje Albës.

Limi: Ti ke cënuar pjesën time. Pse ka ardhur aty?