E PREMTJA E ZEZË/ Besimtarët katolikë kremtojnë Udhën e Kryqit, ortodoksët procesionin e Epitafit!
Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtuan të premten në të njëjtën ditë meshët e Pashkës, duke përjetuar ritin e daljes së Epitafit dhe Udhën e Kryqit me devotshmëri dhe lutje për paqe e shpresë. Në një atmosferë solemniteti, procesionet simbolike dhe mesazhet nga krerët fetarë bashkuan komunitetet në pritjen e ringjalljes së Krishtit. Mesazhi i Imzot Arjan Dodaj u ndal veçanërisht tek të rinjtë.
Besimtarët katolikë dhe ata ortodoksë, si rrallë herë kremtojnë këtë vit ringjalljen e Krishtit në të njëjtën datë.
Në Kishën Ortodokse, të premten u mbajt shërbesa e Shkëputjes së Krishtit nga Kryqi dhe pasdite u zhvillua dalja solemne e Epitafit – arkivolit simbolik të Krishtit të vdekur.
Procesioni i Epitafit, i shoqëruar nga kori kishtar dhe klerikët, kaloi nëpër rrugët e qytetit, ku qytetarë të shumtë u gjunjëzuan për të prekur arkivolin simbolik, në një gjest të thellë devotshmërie.
Në një atmosferë solemniteti dhe qetësie, besimtarët ndezën qirinj, u lutën dhe përjetuan me devotshmëri meshën përkujtimore
Ata uruan Pashkë të bekuara, ndërsa lutjet e tyre shkuan për shëndet, paqe dhe mëshirë hyjnore.
Mbrëmjen e së premtes, Besimtarët katolikë u mblodhën në sheshin Nënë Tereza, për të përjetuar Udhën e Kryqit të jezu krishit, të udhëhequr nga Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj.
Imzot Arjan Dodaj lutjet e tij, i pati për të rinjtë.
Nuk munguan urimet nga të pranishmet
Me përfundimin e të Premtes së Zezë, besimtarët si ata katolikë, por edhe ortodoksë hyjnë në pritjen e Pashkës, simbolit të shpresës, ringjalljes dhe jetës së re.

