Meloni dhe Trump takohen në Uashington, Kryeministrja italiane i bën një ftesë Presidentit të SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 18:29
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni takohet në Uashington me presidentin amerikan Donald Trump.
“Sfida që ne zgjedhim, ishim ndër të parët që e përmendëm dhe dje presidentja Von der Leyen e përsëriti, është mundësia e uljes së tarifave të tregtisë reciproke për produktet industriale në zero, me formulën, saktësisht “zero mbi zero”, tha kryeministrja italiane përpara takimit.
Meloni i bëri edhe një ftesë presidentit amerikan për të vizituar Italinë.
