Italia planifikon të përmbushë objektivin e shpenzimeve të NATO-s prej 2% në 2025

Italia synon të shpenzojë të paktën 2% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen në vitin 2025, tha sot ministri i Financave, Giancarlo Giorgetti – duke e vendosur vendin në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e NATO-s.

Njoftimi vjen ndërsa kryeministrja italiane e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni ndodhet në Uashington për një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump – ku do të diskutojnë të ardhmen e aleancës perëndimore të mbrojtjes, gjithashtu të perfshire në axhendë.

“Giorgetti tha në një seancë dëgjimore në parlament se Italia ishte në rrugën e duhur për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen dhe, në përgjithësi, për sigurinë e vendit”, sipas vlerësimeve aktuale.

Italia, një anëtare themeluese e NATO-s, është ndër vendet anëtare që nuk e kanë përmbushur ende objektivin aktual të shpenzimeve të vendosur në 2014.

“Në vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes së vendit arritën në 1,49% të PBB-së”, sipas vlerësimeve të NATO-s. “Ne jemi të vetëdijshëm, edhe për shkak të tensioneve aktuale, për nevojën për të rritur shpenzimet në vitet e ardhshme”, tha ministri italian i Financave.

Trump u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, një objektiv që konsiderohet gjerësisht joreal, madje edhe për SHBA-ne.