Përgjysmohet përdorimi i cigareve elektronike në Britani. Studiuesit: Thjesht po i zëvendësojnë!
Pasi Mbretëria e Bashkuar miratoi ligjin për ndali min e përdorimit të cigareve elektronike të njohura ndryshe si vape numri i shitjeve të këtyre të fundit ka rënë. Por studiuesit thonë se të rinjtë kanë gjetur mënyra alternative.
Popullariteti i cigareve elektronike të njohura ndryshe si vape ka rënë pas një ndalimi për shitjen e tyre në mbarë Mbretërinë e Bashkuar që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.
Përqindja e njerëzve të moshës 16-24 vjeç që përdorin kryesisht vape ka rënë gjithashtu me gati gjysmën e përdorimit nga viti i kaluar nga 63% në 35%, sipas të dhënave në vendin ishullor.
Por studiuesit besojnë se përdoruesit e vapes në të vërtetë nuk kanë rënë por kanë gjetur mënyra alternative si vape me bateri ose me karikin duke marrë kështu masa përpara se të ndalohen.
Vapet njëpërdorimshme janë pajisje të cilat vijnë të para-mbushura me lëng avulli dhe me numër të caktuar tymosjesje ndërsa pajisjet e rimbushjes dhe të rikarikueshme kanë jetëgjatësi dhe shpesh janë një mënyrë që kushton më pak.
Si rezultat, ata paralajmërojnë se ndalimi mund të ketë vetëm një ndikim të kufizuar.
Vape janë parë si një mënyrë për të ndaluar pirjen e duhanit.
Por për njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan, dhe veçanërisht për të rinjtë, ato janë shumë të dëmshme.
Të rinjtë po bëhen mjaft të varur, thonë ekspertët.
Sipas tyre truri në zhvillim i të rinjve është i prekshëm nga përdorimi i tymueseve dhe ndikon sidomos në përqendrimin e tyre.

