Deshi të hidhte shampanjë në dasmë/ Momenti kur ish-banori i afrohet Loredanës dhe ia largon nga dora (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2025, 20:24
Mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është martuar Gjesti me Egli Takon.
Ceremonia ka qenë e zjarrtë me këngëtarë Remzie dhe Nexhat Osmanin, derisa celebrimi u bë nga Ledion Liço.
Të ftuar kanë qenë edhe dy opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku si dhe disa ish-konkurrentë.
Në një moment, Loredana Brati shihet duke hapur një shishe shampanjë për të hedhur nga Gjesti.
E në ato çaste reagoi menjëherë ish-banori Shkëlezen Oruçi, i cili ia largoi nga dora.
Duket se e ka menduar këtë pasi një incident i tillë ndodhi në dasmën e Jozit me Loredanën.
Gerta Gixhari i hodhi alkool në sy Gjestit, gjë që e çoi edhe në spital për trajtim.

