Bajrami: Ne nuk do të votojmë për kryeparlamentarin e propozuar nga LVV
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2025, 11:19
Shefja e re e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim dhe nuk do të votojë për propozimin e LVV-së për kryeparlamentarin.
Ajo theksoi se LVV nuk mund të vendosë për kryeprlamentarin nëse nuk i ka votat.
“Nëse kanë propozim për emrin e kryeparlamentarit, duhet t’i kenë edhe votat për të”, tha ajo për gazetarët në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca konstituive ende nuk ka filluar, teksa në sallë janë të pranishëm deputetët e LDK-së dhe PDK-së.
