Rashiç: Serbët e Kosovës që shkuan në tubimin e Vuçiçit ishin të shantazhuar

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç është shprehur se nuk është optimistë se nesër do të formohet edhe qeveria e re.

Pas përfundimit të procedurave të regjistrimit si deputet, ai ka theksuar se partia që ka fituar shumicën e votave, është më mirë të formojë qeverinë. Sipas tij, çdo opsion tjetër do të komplikonte shumë më shumë procesin.

Rashiç u shpreh skeptik për mundësinë që nesër të ketë votim për formimin e qeverisë së re.

Ai shtoi se shantazhët ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, janë që nga viti 2013, nga BIA dhe Policia serbe.

“Partia politike që është aksidentalisht në pushtet tash në Serbi e keqpërdornin çdo mënyrë, jo vetëm ne si politikan po çdo qytetarë serb që jeton këtu, kemi pasur rastin që të shohim dhe të shihni edhe ju pardje që ndodhi demonstrata, mitingu i madh në Serbi, krejt ata njerëz që kanë shkuar nga Kosova, kanë qenë të shantazhuar.

Secili prej tyre. Të gjithë ata që kanë shkuar në Beograd kanë qenë të shantazhuar”, tha ai. /Kosovapress/