Nga zemra tek duart
"Nga zemra tek duar", është titulli i ekspozitës unike që inaugurohet së shpejti në Romë me 200 veshjet më prezantuese të brandit të njohur të modës, Made in Italy, Dolce Gabbana.
Në një hapësirë rreth 1500 metra katrorë e në një nga vendet simbol të kulturës e artit roman, në Pallatin e Ekspozitave, Domenico Dolce e Steffano Gabbana hyjnë në kontakt me publikun përmes ekspozimit të veshjeve të krijuar gjatë karrierës së tyre.
Art, muzikë, arkitekturë, balet, motive folkloristike, artizanatë, harmoni formash e ngjyrash gjejnë shprehje në kreativitetin e Dolce and Gabbana, që kanë si muzë frymëzuese Italinë e kulturën italiane.
200 veshjet e kësaj ekspozite janë kuruar nga Florence Muller e ekspozohen nën skenografinë e Agence Galuchat që ka përshtatur simbolizmin e tyre me neoklasicizmin e ambientit të Pallatit të Ekspozitave,
Dolce and Gabbana, simboli i modës italiane, sjell ne këtë ekspozitë dhe stilin e jetës italiane, përmes veshjeve elegante, sensuale, luksoze por dhe revolucionare.
"Nga zemra tek duart", vjen në Romë pas dy etapave të suksesshme në Paris e Milano.
Kjo ekspozitë që do të qëndroj hapur deri më 13 gusht 2025, e celebron gjenialitetin e dy prej stilistëve më të mëdhenj të modës italianë, si fenomen kulturor e pikë referues e perfeksionit estetik.
Pallati i Ekspozitave në Romë, është vepër e arkitektit Pio Piacentini realizuar më 1883 e hapësira më e madhe ekspozuese në kryeqytetin italian Romë.
"Nga zemra tek duart" është një homazh ndaj artizanatit italian, punimit me dorë, Italisë stilit të jetës "alla italiana", elegancës e estetikës, krijimtarisë e gjenalitetit, artit e artistëve të modës.
