Shumë më pak “pro” Vuçiçit! Presidenti thërret mbështetësit: Disa fuqi të huaja nuk e shohin dot një Serbi të lirë

Presidenti serb thirri mbështetësit e tij në një tubim në Beograd ku i bëri thirrje prokurorëve të hetojë mbi përgjegjësit e protestave që kanë ndezur vendin muajt e fundit. Sipas tij, ata janë shkaktarë të trazirave dhe punojnë për shkatërrimin e vendit.

Dhjetëra mijëra mbështetës të presidentit serb Aleksandar Vuçiç kanë mbajtur një tubim në Beograd pas disa muajsh trazirash në të gjithë vendin.

Pavarësisht se shumë mbështetës të Vuçiçit vinin nga vendet fqinje, pjesëmarrja ishte dukshëm më e ulët se protestat e antiqeveritare kundër tij.

Udhëheqësi serb e kishte promovuar tubimin si nisjen e një Lëvizje për Popullin dhe Shtetin, e cila do ta shpëtonte Serbinë nga forcat që punojnë për shkatërrimin e vendit,duke iu referuar opozitës.

Ai pretendoi se protestat e udhëhequra nga studentët kishin kërcënuar paqen dhe stabilitetin e Serbisë.

“Disa fuqi të huaja nuk e shohin dot një Serbi të lirë, të pavarur dhe sovrane”, tha ai.

Në fjalën e mbajtur përpara mbështetësve, ai u bëri thirrje prokurorëve që të punojnë për rivendosjen e rendit dhe qetësisë.

Ka pasur demonstrata të rregullta në Serbi që nga nëntori, ku shembja e një stacioni hekurudhor në qytetin e Novi Sadit shkaktoi 15 viktima, duke shkaktuar zemërim të gjerë publik.