Firmoset marrëveshja Irak – Itali – Turqia, për ndërtimin e tubacionit të naftës nënujore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 14:12
Iraku ka nënshkruar një marrëveshje për një tubacion nafte nënujor dhe për eksportet e naftës përmes porteve të tij jugore, njoftoi sot Ministria e Naftës e vendit .
Marrëveshja do të zbatohet në bashkëpunim me kompaninë italiane të ndërtimit në det të hapur Micoperi dhe turke Esta.
“Tubacioni do të ketë një kapacitet transporti prej 2.4 milionë fuçi në ditë”, njoftoi ministria pa dhënë detaje të mëtejshme për destinacionin e eksportit të naftës.
