LETRA E VRASËSIT/ Marc Samson i shkruan familjes së Ilaria Sulës: Mendoj çdo ditë për krimin e tmerrshëm! Humba kontrollin dhe…
"Sono Marc Samson, e ju shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për shume vite. Cdo ditë mendoj për krimin e tmerrshëm që kam kryer e nuk çfarë të them e mbi të gjitha cfarë në shtyu ta bëj. Është banale të ju kërkoj falje për dhimbjen që jua kam shkaktuar, por dua t'i kërkoj falje Ilarias që nuk e respektova kur ajo kërkoi të ndahej.
Më iku truri nga dhimbja e humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm që gjithçka që sot mund të bëj e të them mund të lehtësoj sadopak dhimbjen e familjes. Nuk po përpiqem të shfajësoj përgjegjësitë e mia e as të largohem pasojave të gjestit tim, jam gati të paguaj fajet e mia pa asnjë justifikim", kështu shkruan në letrën e tij nga burgu Regina Coeli i Romës, Marc Anthony Samson, autori i krimit të 22-vjeçare shqiptare, studentes Ilaria Sula.
Gjatë mbrëmjes së djeshme ashtu siç kishte deklaruar dhe avokati i tij, Marc ka nisur këtë letër familjes Sula.

Ndërkohë gazetarja e Syri, Alba Kepi raporton detaje të reja që vijnë nga operacioni hetimor në apartamentin e familjes Samson, ku prokurorët romanë kanë mbledhur prova të reja, mes të cilave dhe gjrumë adn të një personi tjetër mashkull, si në dhomën e krimit ashtu dhe në valixhen ku u transportua ttrupi.
Prokurori i çështjes Giuseppe Cascini ka dyshime të forta mbi orën e vrasjes së Ilarias Sulës. Sipas rrëfimit të autorit të krimit, Ilaria është goditur për vdekje mëngjesin e 26 marsit, e më pas trupi i saj është transportuar rreth orës 14. 00 të drekës në bagazhin e automjetit të babait të tij, e futur në një thes të zi plehrash e mbyllur në një valixhe.
Sipas Prokurorit Cascini ka dyshime të forta që Marc Anthony Samson ka ekzekutuar Ilaria Sulën, natën e 25 marsit kur ajo ka mbërritur në apartamentin e tij për t'i kthyer rrobat që kishte lënë në dhomën e saj dhe unazën e fejesës.
Gjithashtu në verifikimet e kryera në Fakultetin e Arkitekturës ku Marc Anthony ishte regjistruar, është zbardhur se ndryshe sa ai kishte deklaruar mes miqve e familjes, ai kishte dhënë vetëm një provim, pas gati 4 vite që e frekuentonte e nuk ishte e vërtetë se po diplomohej.
Sipas rrëfimit të Marc Samson, raporti mes tij e Ilarias kishte shkruar drejt krizës, raporton ndër të tjera gazetarja Alba Kepi, pikërisht sepse ajo i kishte kërkuar librezën e studentit për të parë se sa provime kishte dhënë.
Pak orë më parë, miku i tij Maher, 23 vjec, ka rrëfyer se natën e 26 marsit, pra pak orë aps vrasjes, kishin kaluar bashkë mbrëmjen me dy tursite polake deri rreth orës 3 të mëngjesit.
"Vura re, ka deklaruar ai, se njëra dorë e Marc ishte e skuqur dhe e fryrë. E pyeta cfarë ka ndodhur, e m'u përgjigj se ishte rrahur me dy djem që i kishte gjetur poshtë shtëpisë së Ilarias."
Prokurorët italianë vijojnë të hetojnë e kanë ende pyetje pa përgjigje;
Kush tjetër përveç nënës së tij e ka ndihmuar në fshehjen e trupit?
Në çfarë ore është vrarë Ilaria?
Natën e 25 marsit o mëngjesin e 26 marsit?

