Trump për Musk-un: Nuk më duhet për asgjë, por thjesht vetëm më pëlqen!
Presidenti amerikan, Donald Trump e përmendi miliarderin afrikano-amerikan, Elon Musk gjatë një përgjigjeje lidhur me shpenzimet e qeverisë, duke thënë se pronari i Tesla dhe SpaceX ka bërë një punë fantastike duke udhëhequr Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE). Ai më pas tha se nuk ka nevojë për Muskun por thjesht ai i pëlqen.
Kjo erdhi pas faktit që Musk hodhi poshtë raportimet se ai do të largohej nga roli në qeveri amerikane në muajt e ardhshëm. Ndërkohë, lideri amerikan vazhdoi të thoshte se nuk ka nevojë për një veturë Tesla, megjithëse bleu një të tillë muajin e kaluar si një shenjë mbështetjeje për 53-vjeçarin. Ai tha se ka paguar shumë para për veturën, por automjetin e vozitin stafi i Shtëpisë së Bardhë.
“Të gjithë po udhëtojnë me veturën më të bukur. Është e mrekullueshme. Por e bëra këtë si një shenjë mbështetjeje. Shumë njerëz e bënë këtë. Është një shenjë mbështetjeje, sepse ai ka bërë një punë fantastike, por nuk është trajtuar siç duhet”, deklaroi Trump.
