Trafik nga Shqipëria, sekuestrohen 35 kg mariju*në në Mal të Zi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2025, 13:50
Policia kufitare malazeze gjatë kontrollit të një automjeti të një personi nga Tuzi, gjeti 35 kilogramë marijuanë, të dyshuar si të trafikuar nga Shqipëria, ndërsa shoferi E. M, 24 vjec, u arrestua.
Drejtoria e Policisë bëri të ditur se policia kufitare ka kontrolluar një automjet në rrugën Grabon – Dinoshë dhe se droga është gjetur në dy thasë dhe një qese në bagazh.
Bëhet fjalë për 62 pako me marijuanë.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe trafikimit të paautorizuar të drogës.
