Negociata dhe refuzime për Kurtin/ Hoxha: Përfundoi 2 mujori i iluzioneve politike, e pamundur krijimi i qeverisë stabël
Analisti, Ylli Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se përfundoi 2 mujori i iluzioneve politike dhe se është e pamundur krijimi i qeverisë stabël.
Hoxha: Është mirë se ka përfunduar kjo dy mujori i iluzioneve të krijuara me deklarata publike se ne do të bëjmë qeveri vetë, kur numrat ishin në shpërputhje me ato deklarata.
Kushdo që ka analizuar edhe skenën politike por edhe numrat elektorale dmth rezultatet zgjedhore ka pasur të qartë që është e vështirë gati e pamundur që të krijohet një qeveri stabile pa një koalicion më të gjerë.
Pas dy muajsh kemi mbërritur në pikën ku është konstatuar ajo që duhej të konstatohej ditën e zgjedhjeve që do duheshin diskutime.
LVV bëri hapin e parë me ftesën për LDK dhe me deklaratat e nënkryetarit Konjufca i cili bëri këtë konstatim dhe besoj se ky është hapi i duhur i cili do i hapë rrugë trajtimit racional të temës së krijimit të institucioneve.
