Kimikatet tek produktet kozmetike, farmacistja Brunilda Hoxha: Ja çfarë duhet të dini për to

Teksa stina e panverës pritet të shpërthejë shqetësimi mbetet tek përdorimi i produkteve kozmetike dhe alergjitë e lëkurës që ato mund të shkaktojnë.

Për të kuptuar më shumë mbi kimikatet që gjenden në produktet kozmetike, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte farmacistja Brunilda Hoxha.

“Industria kozmetike ka parashikuar një afat tre vjeçar për përdorimin e produkteve kozmetike. Pra, ato mund të qëndrojnë deri në 3 vite në dyqane apo farmaci.

Këtë kompanitë e kanë quajtur konservantë kozmetikë dhe sa më shumë konservantë të ketë një produkt aq më shumë degradojnë dhe kthehen në kimikate. P.sh kishim një rast nga kompania “Loreal” që kishte një produkt anti-agne, i cili ishte tërhequr nga tregtimi pasi ishte kthyer në benzen dhe që klasifikohet në klasën e parë të kancerogjenëve.

Dhe ky element gjendej në nivele të larta. Pra, konservantët degradojnë dhe shpërbëhen në kimikate që përthithet nga lëkura. Benzeni është një substancë që gjendet pasivisht tek karburantet etj.

Parabenet dikur përdoreshin si konservantë, dhe këto janë shumë rëndësishëm në një produkt kozmetik pasi ato ndihmojnë të mos shfaqet myk në përgatesat ujore, të cilat nëse lihen gjatë krijojnë baktere dhe kjo më pas është shumë e dëmshme për shëndetin.

Sot quhen parabenë free, pasi parabenët e mëparshëm filluan të krijonin çrregullime hormonale tek femrat, ku u gjetën shumë sëmundshmëri, infertilitet dhe këto janë zëvendësuar me produkte apo konservantë të tjerë të prodhuar nga bimë, apo essential-oil”, u shpreh ndër të tjera farmacistja Brunilda Hoxha.  

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME FARMACISTEN BRUNILDA HOXHA