"Mi fute gishtat në gojë"- Debat i ashpër, Xhiliola lë pa fjalë Antonin

Takimi i sotëm në emisionin “Përputhen” solli një atmosferë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.

Përballja mes Xhiliolës dhe Antonit nisi me tension dhe debate që u rritën me kalimin e minutave. Në vend të bisedave romantike, çifti u përfshi në një shkëmbim të ashpër fjalësh.

Ndërsa zërat po ngriheshin dhe debatet bëheshin më të nxehta, Antoni iu afrua Xhiliolës, duke folur me një ton të lartë dhe shoqëruar fjalët me gjeste.

Në atë moment, Xhiliola reagoi menjëherë: “Avash, se mi fute gishtat në gojë,” — një frazë që jo vetëm që e befasoi publikun, por e la edhe vetë Antonin për një çast të shtangur.