"Komshinjtë" / Binaj: U rrita në një pallat ku të gjitha shtresat jetonin në harmoni, kjo më frymëzoi për shfaqjen
Në Teatrin Kombëtar Eksperimental u rikthye për tri netë radhazi komedia "Komshinjtë", me autorësinë e Florian Binajt.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", ai ndau më shumë detaje rreth shfaqjes dhe frymëzimit që e çoi drejt krijimit të saj.
" I vogël jam rritur në periferi të Tiranës dhe aty jam rritur në një pallat, pak a shumë të gjitha pallatet kanë qenë njësoj, ku kishte dhe njerëz të rangut të lartë, kishe dhe deputet, kishe dhe njerëz pa punë, kishe dhe biznesmen, kishe dhe pjesëtarë të komunitetit romë që jetonin të gjithë në një shkallë.
Bashkëjetonim aq mirë. Kur rritesh dhe sheh sesi janë ndarë shtresat me njëra tjetrën thua: "Cila ishte ajo gjëja magjike që i mbante këta komshinjtë me njëri- tjetrin.
U përpoqa të bëj një kthim mbrapa në kohë por me elementët e sotëm", u shpreh Binaj.
