FOTO/ Blero: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2025, 15:54
Këngëtari i njohur Blero Muharremi njëkohësisht ish-banor i Big Brother VIP Kosova 2, ka reaguar orëte fundit në lidhje me lojën e Gjestit në Big Brother.
Artisti ka shprehur hapur mbështetjen për Gjestin, një nga konkurrentët më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, duke lënë të nënkuptohet se fitorja e tij është çështje e drejtësisë.
“Nëse ky nuk fiton, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve. Pritni.”- ka shkruar Blero në Instagram, duke shkaktuar kështu reagime të shumta nga ndjekësit.

