SHBA BLLOKON SUDANEZËT! Rubio: SHBA-ja do të tërheqë vizat e lëshuara

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se SHBA-ja do të tërheqë vizat e lëshuara për të gjithë ata që vijnë nga Sudani Jugor. Kjo masë vjen shkak të refuzimit të kombit afrikan për të pranuar qytetarët e tij që janë dëbuar nga SHBA.

“Është koha që Qeveria Tranzicionale e Sudanit të Jugut të ndalojë së përfituari nga Shtetet e Bashkuara. Çdo vend duhet të pranojë kthimin e qytetarëve të tij në kohën e duhur kur një vend tjetër, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kërkon t'i largojë ata," shtoi zyrtari i lartë.

Sudanezëve të Jugut në SHBA iu ishte dhënë më herët Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme, i cili u lejon atyre të qëndrojnë në vend për një periudhë të caktuar kohe.

Por edhe ky dokument do të skadojë deri më 3 maj. Rubio, në një deklaratë të shtunën, shtoi se do të bllokojnë gjithashtu çdo shtetas të ardhur të Sudanit të Jugut, në portat e hyrjes në vend.

Një gur themeli i politikës së Presidentit Donald Trump është parë pikërisht largimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, me premtimin e dëbimeve masive.

Që nga kthimi në detyrë, administrata Trump është përplasur me qeveritë ndërkombëtare për vendimet e tij në lidhje me emigrantët.

Sudani i Jugut, kombi më i ri në botë, fitoi pavarësinë në vitin 2011 pasi u shkëput nga Sudani.

Por vetëm dy vjet më vonë, pas një përçarjeje midis Presidentit Salva Kiir dhe Zëvendës Presidentit Riek Machar, tensionet shpërthyen në një luftë civile, në të cilën u vranë më shumë se 400,000 njerëz.

Një marrëveshje e vitit 2018 për ndarjen e pushtetit mes të dyve ndaloi luftimet, por elementët kryesorë të marrëveshjes nuk janë zbatuar, duke përfshirë një kushtetutë të re, një zgjedhje dhe ribashkimin e grupeve të armatosura në një ushtri të vetme. Dhuna sporadike midis grupeve etnike dhe lokale ka vazhduar në disa pjesë të vendit.