Papa Françesku shfaqet për herë të parë në publik pas daljes nga spitali, mesazhi që dha para besimtarëve në Vatikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2025, 12:49
Papa Françesku u shfaq sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me një karrocë me rrota për të përshëndetur turmat, të cilët e pritën me brohoritma.
“Në ditën e jubileut të të sëmurëve dhe botës së shëndetësisë, i lutem Zotit që kjo prekje e dashurisë së tij të arrijë tek ata që vuajnë dhe të inkurajojë ata që kujdesen për ta.
Lutem edhe për mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët jo gjithmonë ndihmohen të punojnë në kushte adekuate dhe ndonjëherë janë edhe viktima të agresionit”, ishte mesazhi që ndau Papa 88-vjeçar.
NEW: Pope Francis on Sunday made his first public appearance since being discharged from the hospital two weeks ago. https://t.co/KgD9M6pxrz
— ABC News (@ABC) April 6, 2025

