VIDEO/ Silvana surprizohet nga njerëzit e zemrës, dhurata e papritur në Ferma VIP
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 21:42
Në Ferma VIP ka mbërritur droni i parë për këtë sezon. Silvana Bushati është fermerja që mori surprizën nga qielli.
Në dron ishte një foto e familjes së saj, duke i shprehur dhe rikujtuar kështu mbështetjen në Ferma VIP 2.
Fermerja u përlot dhe përshëndeti me mall miqtë dhe familjarët. Jo vetëm Silvana, edhe disa prej fermerëve ishin me lot në sy.
View this post on Instagram
“U emocionova unë jo më ajo”, tha Federiku i përlotur.
Silvana është në televotim këtë javë përballë Albës, ku njëra nga të dyja do të eliminohet të hënën.
View this post on Instagram
