Lamtumirë Margarita Xhepa/ 'Prime' nis ndryshe, Ledjoni: Aktorët kanë një avantazh, jetojnë përgjithmonë (VIDEO)
Në prime-n e spektaklit televiziv Big Brother VIP, Ledjoni nisi mbrëmjen me disa fjalë të ndjera për ndarjen nga jeta të aktores së madhe Margarita Xhepa, duke vlerësuar figurën dhe kontributin e saj në teatrin dhe kinematografinë shqiptare.
Ledjoni: Para dy ditësh ne humbëm një aktore të madhe, të mrekullueshmen, fantastiken, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa, të cilës do doja ti dhuronim një duartrokitje për të gjithë punën e jashtëzakonshme, për të gjithë emocionet e pakrahasueshme, për çdo buzëqeshje, lot dhe çdo gjë që Margarita solli në karrierën e saj të gjatë, në skenën e teatrit dhe në kinematografi. Natyrisht 91 vjet për zonjën Xhepa nuk janë vetëm se një matës kohe në fizikën e mërzitshme. Aktorët kanë një avantazh të jashtëzakonshëm, sepse ndryshe nga ne të vdekshmit normal jetojnë përgjithmonë përmes filmave të tyre. Nuk vdesin kurrë. Janë me ne sa herë i duam.
