Kundërpërgjigja e Kinës për tarifat/ Reagon Trump: Luajti gabim, Pekini në panik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 17:14
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Kina “ka luajtur gabim” duke iu kundërpërgjigjur SHBA-ve me tarifa shtesë.
Kundërpërgjigjen e Kinës, Trump e komentoi në Truth Social.
“Kina ka luajtur gabim. Është në panik”, shtoi presidenti Trump.
Pekini iu përgjigj tarifës prej 34% të Trump me taksën e vet me të njëjtën përqindje për importet amerikane.
Ministria e Financave e Kinës tha se tarifat e SHBA-së për produktet kineze “nuk janë në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare”.
