Izraeli do marrë armët amerikane! Senati i SHBA rrëzon përpjekjen për të bllokuar kontratën 8 mld USD

Senati amerikan rrëzoi një përpjekje për ndalimin e shitjes së armëve për Izraelin, pavarësisht shqetësimeve për krizën humanitare në Gazë. Rezolutat u propozuan nga senatori Bernie Sanders, por u kundërshtuan nga shumica për shkak të mbështetjes tradicionale për Izraelin.

Senati i Shteteve të bashkuara të Amerikës rrëzoi me shumicë votash kërkesa për të bllokuar shitjet e armëve Izraelit, lidhur me krizën e të drejtave të njeriut me të cilat përballen palestinezët në Gazë.

Senati hodhi poshtë dy rezoluta për bllokimin e marrëveshjeve me vlerë 8.8 miliard dollarë që parashikojnë shitje të bombave masive dhe pajisjeve të tjera ushtarake sulmuese.

Nisma ligjore u propozuan nga senatori i Vermontit, Bernie Sanders ,  lidhur me krizën e të drejtave të njeriut me të cilat përballen palestinezët në Gazë, pas bombardimeve nga Izraeli dhe pezullimit të dërgesave të ndihmave humanitare.

Tradita e gjatë e mbështetjes dy partiake për Izraelin në Kongresin amerikan, i jepte shanse minimale rezolutave, por mbështetësit shpresojnë se ngritja e çështjes do të nxisë qeverinë e Tel Avivit dhe administratat e SHBA-së të bëjnë më shumë për të mbrojtur civilët.

Duke kërkuar mbështetje Sanders tha se me mijëra fëmijë – që përballen me kequshqyerjen dhe urinë, veçanërisht nga një bllokadë e fundit e ndihmës humanitare.

Pezullimi, për të cilin Izraeli thotë se synon të ushtrojë presion ndaj grupit militant Hamas në bisedimet e armëpushimit, vlen për importet e ushqimeve, ilaçeve dhe karburanteve.

Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, James Risch kërkoi votë kundër rezolutës  duke thënë se ato do të braktisnin Izraelin, aleatin më të ngushtë në Lindjen e Mesme, gjatë një momenti kyç për sigurinë globale.

Votimi i Senatit u zhvillua  në një kohë kur izraeli ka zgjeruar ofensivë në Gaza, ndërsa mijëra palestineze u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut

Më shumë se 50 000 palestinezë janë vrarë nga operacioni izraelit në Gazë” thanë zyrtarët palestinezë.

Lufta nisi pasi militantët e Hamas sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer 251 si pengje