Qeveria e re në Serbi/ Behluli: Vuçiç ka nisur konsultat me Pakicat Nacionale

Gazetarja, Ardita Behluli në një intervistë në Ora News u shpreh se Vuçiç ka nisur konsultat me pakicat nacionale.

Behluli: Presidenti Vuçiç sot nga ora 10:00 e paradites ka filluar konsultimet me grupet parlamentare që janë pjesë e parlamentit të Serbisë, lidhur me formimin e qeverisë së re.

Është interesante se takimin e parë apo konsultat e para Vuçiç i ka realizuar me partinë ruse që ishin prezent tek presidenti.

Pastaj shkoi grupi parlamentar që përfaqësojnë hungarezët e Vojvodinës, ishin edhe grupi parlametar i kroatëve në Vojvodinë.

Po ashtu edhe grupi parlamentar i komunitetit boshnjak.

Gjatë ditës së sotme, Vuçiç ka realizuar konsulta me grupet parlamentare që përfaqësojnë pakicat nacionale.