Shpërthimi në Zveçan/ Dakaj: Janë sulme të orkestruara nga qeveria e Beogradit

Gazetari, Shkëlzen Dakaj në një intervistë në Ora News u shpreh se sulmet në veri të Kosovës janë të orkestruara direkt nga qeveria e Beogradit.

Dakaj: Në fakt janë bërë të zakonshme këto sulmet.

Mbrëmë ka pasur një shpërthim tek objekti i postës së Kosovës.

Por këto tashmë janë sulme të vazhdueshme që strukturat kriminale në veri sipas këndvështrimit tim janë duke bërë përpjekjet e fundit që me i mbajt si themi nën kontroll qytetarët e asaj ane që megjithatë një pjesë e madhe e tyre nuk është se i përkrahin strukturat kriminale por në një farë forme me kriju destabilitet atje por në të njëjtën kohë edhe me frikësu serbët që jetojnë në veri për shkak se ata duan ti kenë nën kontrollin e tyre.

Janë sulme të orkestruara direkt nga strukturat kriminale që njihen në Kosovë dhe janë të dirigjuara nga qeveria e Beogradit.