VIDEO/ Sh*rri me Rezarta Shkurtën/ Kelly ironizon Rozanën me flokë në duar: Videon s’e gjeta, por...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 21:28
Kelly primen e kaluar ka hedhur akuza ndaj Rozanës, duke u shprehur se kjo e fundit është konfliktuar fizikisht, duke u kapur nga flokët me një vajzë në një format të ngjashëm në Kosovë.
Rozana u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, pasi konflikti nuk ka ndodhur në televizion dhe për atë sherr ka fituar pafajësinë.
Ndërkohë që Ledioni tha se të vërtetën publiku e shikon dhe e gjykon.
Gjithashtu shtoi se nëse një video e tillë ka dal në televizor, Kelly kur të dalë nga shtëpia le ta gjejë dhe ta tregojë.
Nisur nga këto fjalë, Kelly sot në hyrje të spektaklit u shfaq me disa flokë në dorë, ku me humor tha se videon se ka gjetur ama gjeti flokët.
Ky veprim u shoqërua me të qeshura nga banorët.
