VIDEO/ Reagon Vserlo: Unë isha qendra e vëmendjes në "BBVA4"

Nëpërmje një bisede të zhvilluar së fundmi online me ndjekësit e tij, artisti Vserlo u përball me disa pyetje në lidhje me rrugëtimin e tij në “BBVA4”.

Një person e pyet: Pse doje qendër të vëmendjes në big?

Kësaj pyetjeje ish-banori i “BBVA4” iu përgjigj me ironi duke i thënë se nuk është se ai donte por është fakt që ai ishte vëmendja e “BBVA4”.

Vserlo: O zemër nuk është puna se dua unë të jem qendra e vëmendjes. Unë jam qendra e vëmendjes në një shoqëri të tillë që kemi ne këtu në Shqipëri. Unë jam qendra e vëmendjes, me një të mbyllur dhe hapur sysh, unë jam qendra e vëmendjes. Nuk e di ça përgjigje të të jap sepse nuk është dëshirore, është diçka që ndodh edhe that’s it. It’s a fact, është një fakt me modestinë më të madhe.