Pranuan hapur lidhjen/ Ndahet çifti, Mario dhe Krisi?

Janë të shumtë tashmë çiftet mes të njëjtit seks edhe në Shqipëri. Por teksa ekzistojnë çifte homoseksuale rrjedhimisht ndodhin edhe ndarjet.

Grimeri i njohur shqiptar Mario Dedivanoviq dhe balerini Kris Dalipi disa kohë më parë shijonin një romancë me njëri-tjetrin përtej oqeanit. Ndërkohë “Prive” 2 vite më parë pati raportuar për këtë lidhje përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”.

Dyshja shfaqeshin të pandarë edhe në rrjete sociale, sidomos në TikTok. Pavarësisht kësaj muajt e ëmbël të raportit të tyre kanë marrë fund. Burime të ‘Prive’ nga Liberta Spahiu kanë zbuluar detaje ekskluzive rreth dyshes dhe relacionit të tyre.