Një mjet i ri itransporti habit Romën!
Një video që ngjall humor po bën xhiron e internetit dhe nuk mund të ishte ndryshe. Një skenë që duket se është krijuar nga inteligjenca artificiale por në fakt është filmuar në rrugët e Romës, shkruan il messaggero i cili rrëfen ngjarjen e pazakontë.
Jemi në Via Prenestina. Midis makinave (çuditërisht) në radhë mund të shihni, në një pikë të caktuar, një burrë të ulur në një divan në lëvizje. Mobilja qëndron e ngarkuar në një monopatinë. Kështu mund të të themi me plot gojë se ka lindur një mjet i ri mjet i ri transporti: “monopatin për divanë”.
Video tregon një burrë i cili jo vetëm gjeti një metodë të rrezikshme dhe të paligjshme për të transportuar një send të rëndë. Përdoruesi gjithashtu arriti ta bëjë udhëtimin e tij shumë më të rehatshëm sesa dikush që thjesht ngrihet në këmbë dhe drejton automjetin ashtu siç duhet.
Vetëkuptohet se një qëndrim i tillë, përtej të qeshurës fillestare që mund të provokojë, është absolutisht i rrezikshëm për shoferin dhe për të tjerët që ndajnë rrugën.
Skena e parë në Via Prenestina të kujton një episod të Wacky Races, një film vizatimor i viteve ’70 që u bë shumë i njohur në të cilin mbaheshin gara midis automjeteve të të gjitha llojeve.
