Sulmet në Kharkiv, Zelensky: Rusia po dëmton përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës! Ka përdorur 172 dronë
Dronët rusë goditën objektiva të shumta në Kharkiv, qyteti i dytë më i populluar i Ukrainës, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën nëntë.
Në një reagim, Volodymyr Zelensky iu referua përshkallëzimit të sulmeve ruse, ku tregoi se Rusia lëshoi 172 dronë sulmues, ku më shumë se 100 ishin Shahed.
“Vetëm mbrëmë, Rusia lëshoi 172 dronë sulmues, më shumë se 100 prej të cilëve ishin Shahed. Këto lloj sulmesh masive janë bërë një fenomen pothuajse i përditshëm,” tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi për kërcënimin e vazhdueshëm të raketave, duke përfshirë ato balistike.
Presidenti ukrainas u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të kuptojnë se sulmet ruse janë jo vetëm për një luftë civile ndërkombëtare, por edhe për një zgjidhje paqeje.
“Partnerët tanë duhet të kuptojnë qartë, këto sulme nuk janë vetëm kundër qytetarëve ukrainas. Këto janë sulme kundër çdo përpjekjeje ndërkombëtare, kundër vetë diplomacisë që ne po përpiqemi të përdorim për t’i dhënë fund kësaj lufte,” theksoi ai, duke shtuar se “Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan të përfundojë kjo luftë”
“Ne jemi në pritje të një përgjigje. Ne po punojmë për të. Nevojitet një përgjigje e fortë, nga SHBA, nga Evropa, nga çdo fuqi në botë që ka investuar në diplomaci”, thotë ai.
Sipas tij, paqja nuk do të vijë pa presion: “Rusia duhet të detyrohet në paqe, vetëm presioni sjell rezultate”
Zelenskyy e mbylli mesazhin e tij duke falënderuar partnerët që njohin nevojën për veprim dhe promovimin e vendimeve, si vendosja e sanksioneve të reja.


