Trump vendosi tërheqjen e SHBA nga kjo organizatë, OBSH propozon zvogëlim të stafit dhe shkurtime buxhetore

Organizata Botërore e Shëndetësisë po propozon të zvogëlojë stafin e saj dhe fushëveprimin e punës së saj pasi zvogëlon buxhetin e saj me pak më shumë se një të pestën. Kjo vjen për shkak vendimi të presidentit Donald Trump për të tërhequr SHBA- në nga Organizata Botërore e Shëndetësisëse.

Donald Trump e arsyetoi vendimin e tij duke thënë se Organizata keqmenaxhoi pandeminë COVID-19 dhe krizat e tjera ndërkombëtare shëndetësore. SHBA është deri tani financuesi më i madh i OBSH-së, duke kontribuar rreth 18% të financimit të saj total. 

"Njoftimi i SHBA-së i kombinuar me reduktimet e fundit të ndihmës zyrtare për zhvillim nga disa vende për të financuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes e kanë bërë pozicionin tonë shumë më të vështirë”, thotë memorandumi i OBSH-së , i datës 28 mars dhe i nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Tedros Adhanom Ghebreyesus. 

Tërheqja e SHBA nga OBSH ka përkeqësuar krizën e financimit për shkak të reduktimit të shpenzimeve për zhvillim nga vendet anëtare. E përballur me një boshllëk të ardhurash prej afro 600 milionë dollarë këtë vit, OBSH propozoi shkurtimin e buxhetit të saj për 2026-2027 me 21%, nga 5.3 miliardë dollarë në 4.2 miliardë dollarë, sipas memorandumit.

Në shkurt, bordi ekzekutiv i OBSH-së fillimisht uli buxhetin e propozuar për 2026-2027 nga 5.3 miliardë dollarë në 4.9 miliardë dollarë, sipas memorandumit.

"Nuk kemi zgjidhje tjetër. Megjithë përpjekjet tona më të mira, sot jemi në një pikë ku nuk na mbetet gjë tjetër veçse të reduktojmë burimet tona njerëzore dhe shtrirjen e punës sonë”, përfundon memorandumi.

OBSH do të reduktojë vendet e punës në nivel të lartë në selinë e saj në Gjenevë, Zvicër, megjithëse të gjitha nivelet dhe rajonet do të preken, sipas memorandumit, i cili shton se organizata do të vendosë se si t'i japë përparësi punës dhe burimeve të saj deri në fund të prillit. Dokumentet e OBSH-së tregojnë se organizata punëson më shumë se një të katërtën e 9,473 punonjësve të saj në Gjenevë Memorandumi thekson se stafi i OBSH-së po përpiqet të sigurojë fonde shtesë nga vendet dhe donatorët privatë.