VIDEO/ Rei Manaj vijon me formën e mirë, shënon 2 gola në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 12:47
Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka shënuar dy gola në Turqi me skuadrën e tij Sivaspor.
Ai ka kaluar në avantazh skuadrën në minutën e 13-të të sfidës kundër Adana Demirspor.
Por sulmuesi nuk është ndalur me kaq dhe ka realizuar sërish në të 18-ën duke dyfishuar shifrat.
Duket se Manaj është motivuar shumë pas dopietës me Shqipërinë kundër Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Ai ka arritur në kuotën e 10 golave këtë sezon në Superligën e Turqisë.
GOLLER | Sivasspor 2-0 Adana Demirspor
— Anlık Goller (@goalstv_0) March 29, 2025
⚽️ 13’ Manaj
⚽️ 17’ Manaj pic.twitter.com/6XPZLQ3A8U
