Aksident i rëndë në Kosovë, 5 të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 09:38
Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti rrugor në hyrje të Obiliqi në Kosovë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
Rruga në hyrje të qytetit qëndroi e bllokuar për një kohë të gjatë, duke detyruar drejtuesit e automjeteve të përdornin të tjera alternativa
