Kapet ko*ainë me vlerë 6 mln euro në portin e Pireut/ Ishte fshehur në kontejnerët me banane, u zbulua nga...
Dy raste të trafikut të drogës janë evidentuar nga autoritetet greke në kontejnerë me banane me origjinë nga Ekuadori dhe me destinacion Pireun.
Mediat greke shkruajnë se, gjatë kontrolleve në doganën e 3-të të Pireut, në njësitë ftohëse të kontejnerëve u zbulua një lëndë organike e dyshimtë.
Me ndihmën e dy qenve antidrogë janë gjetur dhe sekuestruar 67 pako kokainë, me peshë bruto 78 kilogramë. Raportohet se vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në rreth 3.51 milionë euro.
Në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik nga inspektorët e doganave dhe Policia greke, janë sekuestruar 47 pako kokainë, me peshë bruto 53 kilogramë dhe vlera e tyre llogaritet rreth 2.39 milionë euro.
Pesha totale bruto e kokainës arrin në 131 kilogramë dhe vlera e saj është 5.9 milionë. euro.
Hetimi është në vijim, ndërsa po shqyrtohet mundësia e lidhjes së çështjes me raste të tjera të ngjashme, në kuadër të përpjekjeve për çmontimin e një rrjeti ndërkombëtar të importit dhe trafikut të drogës.

