BE zgjeron sanksionet kundër Bjellorusisë për shkak të shtypjes politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 06:31
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian njoftuan të enjten sanksione ndaj 25 individëve dhe shtatë subjekteve të tjera për atë që BE tha se ishte minimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit në Bjellorusi.
Midis atyre që janë sanksionuar është Komisioni Qendror Zgjedhor i Bjellorusisë, tha Këshilli i BE .
Në janar, lideri bjellorus dhe aleati rus Alexander Lukashenko e zgjati qeverisjen e tij 31-vjeçare pasi zyrtarët elektoralë e shpallën atë fitues të zgjedhjeve presidenciale të cilat qeveritë perëndimore i hodhën poshtë si mashtrim.