Gruaja e Dave Grohl, i jep një mundësi të dytë martesës së tyre vetëm pak muaj pasi ai u bë baba nga një tjetër grua
Gruaja e Dave Grohl ka vendosur t'i japë martesës së tyre një shans të dytë, gjashtë muaj pasi burri i saj lindi një fëmijë me një grua tjetër. Jordyn Bloom, sipas US Weekly, është ende e shkatërruar, por dëshiron të bëjë një përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien e tyre.
Siç raporton një person nga ambienti i saj, ajo e ka falur bashkëshortin dhe po mundohet të vazhdojë: Jordan e ka falur Dave dhe po përpiqet të vazhdojë. Ajo është ende plotësisht e shkatërruar nga situata, por ajo qëndron në krah të tij.
Çifti viziton një këshilltar martese, ndërsa Dave Grohl bën gjithçka që mundet për të rifituar besimin e gruas së tij: Asnjëri prej tyre nuk dëshiron që familja e tyre të shpërbëhet.
Së fundmi, të dy janë parë duke kaluar më shumë kohë së bashku, duke u përpjekur të shpëtojnë martesën e tyre. Çifti u martua në vitin 2003 dhe janë bashkë edhe sot e kësaj dite. Edhe pse skandali rreth foshnjës jashtëmartesore të Dave Grohl pothuajse çoi në divorcin e tyre, duket se dashuria e tyre për njëri-tjetrin është edhe më e fortë.
Ata kanë tre vajza së bashku, Violet, Harper dhe Ophelia. Megjithatë, në shtator 2024, këngëtari i Foo Fighters njoftoi përmes Instagramit se kishte një fëmijë me një grua tjetër, Jennifer Young.
"Kohët e fundit jam bërë baba i një vajze, e cila ka lindur jashtë martese. Kam ndërmend të jem një prind i dashur dhe mbështetës për të. Unë e dua gruan dhe fëmijët e mi dhe po bëj gjithçka që mundem për të rifituar besimin e tyre dhe për të fituar faljen e tyre," shkroi ai në një postim në atë kohë.
