Akrepat lëvizin një orë përpara, ora verore rikthehet këtë fundjavë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2025, 13:34
Të dielën, më 30 mars, do të rikthehet ora verore, ku akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, duke kaluar nga ora 02:00 në 03:00.
Ky ndryshim është i harmonizuar në të gjithë Europën dhe është vendosur me ligj në vitin 1981 për të kursyer energji elektrike.