FOTO/ Spiropali takohet me ish-Presidentin Moisiu në Kavajë: Do të bëjmë...

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar sot në Kavajë me ish Presidentin Alfred Moisiu.  Ajo ka ndarë disa foto në rrjetet e saj sociale.

“Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë.

Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij.”, shkruan në rrjetet sociale Spiropali.