Ish-rivalët pa mbrojtje! Trump revokon lejen e sigurisë për demokratët! E gjithë familja Biden “pa siguri”
Urdhri ekzekutiv në ‘spastrimin’ e sigurisë së SHBA ka përfshirë disa emra të rëndësishëm në politikën amerikane. Presidenti Donald Trump udhëzoi agjencitë federale të revokojnë lejet e sigurisë për disa prej armiqve të tij të perceptuar politikë, duke përfshirë ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton
Presidenti i SHBA Donald Trump ka hequr lejet e sigurisë për rivalët e tij demokratë të mposhtur në zgjedhje. Kamala Harris, Hillary Clinton, si dhe një numër ish-zyrtarë të tjerë të lartë.
Masa vjen pasi Trump tha në shkurt se po revokonte lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden. Ai e konfirmoi këtë lëvizje në njoftimin e fundit, duke shtuar se ky vendim do të ishte për "çdo anëtar tjetër" të familjes Biden.
“Kam vendosur se nuk është më në interesin kombëtar që individët e mëposhtëm të kenë akses në informacionin e klasifikuar”, thuhej në memorandumin e Trump.
Ish-presidentët e SHBA-së dhe zyrtarët e lartë të sigurisë zakonisht e mbajnë lejen e tyre të sigurisë.
Ish-sekretari i shtetit Antony Blinken dhe ish-ligjvënësit republikanë Liz Cheney dhe Adam Kinzinger ishin gjithashtu në listën e atyre që humbën lejet e tyre të sigurisë - si dhe Fiona Hill, një ish-këshilltare për çështjet ruse në administratën e parë të Trump.
Emrat e tjerë në këtë vendim janë: Jake Sullivan, Lisa Monaco, Mark Zaid, Norman Eisen, Letitia James, Alvin Bragg, Andreë Ëeissmann dhe Alexander Vindman.
Trump më herët kishte tërhequr lejet e sigurisë për ish-zyrtarë të inteligjencës, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Bidenit.
Në vitin 2021, Biden - president në detyrë në atë kohë - e ndaloi Trump që të kishte akses në informimet e inteligjencës.


