FOTOLAJM/ "Rama ik, Diaspora zgjedh atdheun"- Shqiptari shpalos banderolën në stadiumin e "Wembley"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 22:39
Rreth 20 mijë shqiptarë ndodhen në stadiumin e Wembley në Londër, ku po luhet ndeshja kualifikuese për Botërorin mes Shqipërisë dhe Anglisë.
Shqiptarët në pankartat dhe banderolat e ndryshme që kanë shpalosur në stadium nuk kanë ngurruar të shfaqin edhe preferencat e tyre politike.
"Rama ik, Diaspora zgjedh atdheun", thuhet në banderolën e shfaqur nga një tifoz kuq e zi në stadiumin londinez.

