Spiropali shigjeton Berishën: Kur u vendos lista e bunkerit të familjes, përjashtuat më të votuarin e primareve në Kavajë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 19:06
Elisa Spiropali, një prej drejtuesve politike të PS për qarkun e Tiranës, nga një takim ku po prezantojnë kandidatët e PS për këtë qark, shigjetoi edhe Sali Berishën.
Spiropali u ndal te primaret e Berishës, i cili la jashtë listës më të votuarin Hysen Kadiun, i cili ka qenë edhe drejtues i PD-së në Kavajë. Edhe pse doli më i votuari, Spiropali tha se u përjashtua kur u vendos lista e bunkerit të familjes.
“Mungesa e respektit për Kavajën u treguan me primaret që në krye nxorën kandidatin e Kavajës, por kur u vendos lista e bunkerit të familjes, Kavaja doli në bisht dhe nuk e vunë kandidatin më të votuar të primareve. Kavaja jo vetëm që është e parespektuar. Ndryshimi ndodhi vetëm kur PS fitoi në Kavajë dhe kur PS fiton”, tha Spiropali.
