Aksident në Bulqizë/ Automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, përplas për vde*je këmbësoren
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:50 në Bulqizë në vendin e quajtur "Ura e Vocit".
Sipas informacioneve policore, një 64-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke përplasur për vekje një këmbësore.
Viktimë ka mbetur 59-vjeçarja me inicialet H.M., ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Bulqizë/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
