MARSI SHTON ALERGJITË! Mjekët: Numri i pacientëve vazhdon të jetë i lartë

Muaji mars ka shtuar numrin e pacientëve të vegjël në urgjencat spitalore. Mjekët shprehen se shkak janë bërë shtimi i alergjive ndaj kërkojnë vëmendje të shtuar nëse fëmijët shfaqin probleme

Muaji janar dhe shkurt ka sjellë numrin më të lartë në Urgjencën e Pediatrisë së qytetit të Elbasanit. Edhe me ardhjen e pranverës numri i pacientëve të vegjël vijon të jetë i lartë.

Sipas mjekes pediatre Irena Palloshi aktualisht janë shtruar 30 fëmijë, por ka edhe ditë ku numri shkon në më shumë se 100 pacientë.

Pediatria theksoi  se çelja e luleve shton problemet alergjike qe  shkaktohen jo vetëm nga poleni, por edhe nga ushqimi e lagështia.

Një thirrje kujdesi nga bluzat e bardha shkon për prindërit për t’iu drejtuar qendrave shëndetësore nëse vërejnë simptoma të ndryshme si lodhje këputje, apo vështirësi frymëmarrje tek fëmijët.