Dafina Zeqiri ndan FOTO nga eko-ja e bebit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2025, 15:38
Dafina Zeqiri është në pritjen e ëmbël. Ajo së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, dhe gjatë kësaj kohe ndan shpesh herë foto të barkut të rrumbullakosur.
Sëfundmi përmes disa fotove në InstaStory Dafina ka treguar pamjet e bebit gjatë kohës kur ka bërë eko. Këto janë çaste kaq të lumtura për artisten sa mezi pret që ta ketë në duart e saj bebin pas lindjes.
